G7: Su*lmi rus ndaj Ukrainës, kërc*ënim për rendin botëror

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuar (G7) e kanë quajtur pushtim rus të Ukrainës “kërc*ënim serioz” për rregullin botëror dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin e vendosi veten në anën e gabuar të historisë duke nisur një lu*ftë në Evropë.

Deklarata e G7-ës u lëshua pas takimit virtual që liderët zhvilluan më 24 shkurt, në ditën kur Rusia nisi operacion ushtarak ndaj Ukrainës, që u dënua nga shtetet në mbarë botën.
G7 tha se është “gati të veprojë” për ndërprerjet e mundshme të furnizimit me energji dhe tha se është gati të mbështesë me ndihmë humanitare, pasi pritet të ketë një valë të refugjatëve dhe personave që do të zhvendosen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori pjesë në takimin e G7-ës, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, Rusia njoftoi se ka nisur “një operacion ushtarak” për siç tha, “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete në mbarë botën e kanë dënuar veprimin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe janë zotuar se do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Moskës.