Futbollisti Keita Balde Diao ndërton një xhami në Senegal

Futbollisti i Sampdorias, Keita Balde Diao, i cili më herët ka luajtur edhe për Lazion, Interin dhe Monakon, ka ndërtuar një xhami në fshatin e prindërve të tij Pilapithian në Senegal.

Një gjest i mirë i futbollistit i cili edhe në të kaluarën ka financuar edhe ndërtimin e një shkolle në po të njëjtin fshat.
Ndërtimi i xhamisë ka kushtuar 50 mijë euro, ndërsa inaugurimi do të bëhet më 11 qershor.