Futbollisti afgan: Ju lutem me ndihmoni

Marca ka folur me një futbollist afgan rreth situatës në vendin e tyre.

Afganistani është në fokus te tërë botës ditëve të fundit pasi që qeveria ka rënë në duar të talebanëve, duke bërë që disa misione evakuimi të ndodhin për diplomatët e huaj.

Çfarë ndodhi në vendin aziatik? A do të rikthehet regjimi e ekstrem i islamik gjatë 1996 deri më 2001? Çfarë do të ndodh me gratë? Po sektori i jonë, çfarë do të ndodh me futbollin në këtë vend?

Për të gjetur këto përgjigje, MARCA ka folur me një futbollist afgan i cili jeton në Kabul, qytet ky që u morë nga talebanët gjatë vikendit. Ata kanë biseduar me atë çfarë po ndodh dhe si do të ndikojë kjo në futboll.

“Mendoj se ne jemi në drejtimin e duhur drejt paqes”, ka shpjeguar ai.

“Për momentin në qytetin tim çdo gjë është nën kontroll të talebanëve, të cilët nuk kanë vendosur asnjë pengesë për ta zhvilluar jetën në mënyrë morale”.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin mbi atë se çfarë do të bëjnë talebanët për sportin.

“Shpresoj që pushteti i talebanëve të mos ndikojë në Federatën Afgane të Futbollit (AFF) për shkak se kjo do të thotë se FIFA do të aplikojë sanksione që ne nuk i dëshirojmë”, ka pranuar ai.

FIFA ka politika të qarta në ndarjen e pushtetit të qeverisë dhe federata të futbollit, duke insistuar se nuk ka ndikim këtë.

E vërteta doli në sheh

Gjatë tërë kësaj bisede, ishte i befasishëm përshkrimi i “mrekullueshëm” që i bëri ai Afganistanit, pavarësisht trazirave të fundit.

Megjithatë, derisa intervista shkonte drejt fundit, ai e ndryshoi tonin.

“Familja e ime dhe unë dëshirojmë të jetojmë në paqe dhe në një vend të qetë, fatkeqësisht ne këtë mund ta gjejmë vetëm jashtë”, tha ai.

“Këtu, askush nuk ju premton këtë kusht të thjesht. Nuk po kërkoj për ndonjë limuzinë, vetëm po pyes ‘a mund të bëni ju diçka për ne?”.
“Kam një grua dhe 15 ditë më parë ajo lindi një vajzë të mrekullueshme, e ardhmja e saj është më e rëndësishme për neve”.

“Dëshiroj që ajo mos të shikoj të tilla situata derisa rritet në këtë vend. Kam humbur 20000 dollarë këto ditë në luftë dhe po kërkojë edhe 5000 dollarë që të mund të udhëtojë me familjen në Iran”.
“E vërteta është që gjithçka është e qetë dhe jeta po vazhdon, për momentin, por ndjenjat e tona nuk janë të mira dhe vazhdimisht jetojmë me frikë”.

“Javën e kaluar, askush nuk guxonte të dilte në rrugë, por tani njerëzit po i rikthehen jetës që pak a shumë duket normale”
“Në realitet, shqetësimi i imë më i madh është vajza e porsalindur”.

“Nëse me ndihmoni në një mënyrë, nuk do ia harroja, unë dhe familja kemi nevojë për ndihmë në këtë situatë, shpresoj që mund të na ndihmoni”.
Intervista është bërë duke e ruajtur anonimitetin e futbollistit, duke ju përshtatur gjendjes se tanishme në Afganistan.