Futbolli i bën bashkë Përparim Ramën me Albin Kurtin

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbrëmë është mbajtur turneu i futbollit veror 2022. Një prej spektatorëve ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në njërën prej fotografive është shfaqur së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Kryeziu.

Fotografinë e ka publikuar organizatori i turneut, Fatos Dili. “PHOTO OF THE DAY. Dy K-jat ma të mëdhaja: Kryeministri dhe Kryetari!”, ka shkruar ai. Mbrëmë, nga ora 19:00 janë mbajtur ndeshjet finale të turneut të verës.