Talenti i Shkëndijës së Tetovës, Arti Selmani, sërish do të jetë pjesë e kombëtares U16 të Shqipërisë.
Në adresë të tij së fundmi ka arritur një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila në kuadër të seleksionimeve të planifikuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare të FSHF-së, duke filluar nga disa e nesërme (e mërkurë-15 mars) do të grumbullohet sërish, mirëpo këtë herë në Durrës.
Kujtojmë, Selmani kishte marrë ftesë edhe gjatë muajit janar, ndërsa pikërisht paraqitja e tij pozitive në atë kamp të organizuar në Kamzë, ka bërë që talenti nga Nerashti të ftohet sërish nga Kombëtarja U16 e Shqipërisë, që udhëhiqet nga Sulejman Mema.
Ky i fundit do të testojë sërish këta djelmosha të rinj, përmes një ndeshje kontrolluese që do ta zhv