Fustani i Arbanës në formë kove, si i dalë nga vitet 800-të, por me pëlhurë mangët

Në hapje të spektaklit, si për t’i dhënë rëndësi, prezantuesja e këtij spektakli kaq të madh bëri një krahasim që na kujtoi një periudhë shumë të vështirë, atë të pandemisë.

Arbana e tha në kuptimin që rrugët po zbrazen si gjatë pandemìsë për të parë Big Brother por krahasimi rezulton jo edhe aq i arrirë.

Ndjesi si ato të vitit të kaluar, nuk do donim t’i provonim më as për mirë edhe as për keq. Le të hidhemi te fustani i Arbanës.

Ajo njihet për një stil të çuditshëm…e kemi parë më xhaketa extra large, me fustane kovë, fustane super të shtrenjta, ornamente të çuditshme etj.

Sonte çuditërisht, ndjesia është ajo e perdeve të shtëpisë. Fustani i Arbanës në formë kove nuk duket sikur është gjëja më e bukur që kemi parë në television, sidomos në spektakle kaq të rëndësishme.

Fustani të jep ndjesinë e fustaneve të viteve 800 për nga volumi por duket sikur ka munguar copa dhe është ndalur mbi gjunj. E megjithatë Arbana është shumë e zonja, me apo pa fustan.