Fushë Kosovë: I hapet dera por nuk i vjen lifti, bie në katin përdhesë


Një person është lënduar pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Ai pas tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është liruar. Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14 e 30 minuta në Fushë Kosovë.

Në Stacionin Policor janë shoqëruar investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj nga kompania e ashensorëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fushë Kosovë 13.01.2021 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.