Fushatës së Bekim Salit nëpër Çair ju bashkua edhe Afrim Gashi dhe Ziadin Sela

Gjatë ditës së djeshme, fushatës së Bekim Salit nëpër rrugët e Çairit, i është bashkangjitur edhe kryetarët e partive të koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela.

“Ditën e shtunë e kaluam nëpër lagjen Seravë. Duke i vizituar familjet e ndryshmet të kësaj lagjeje e duke pirë çaj, kishim mundësi t’i dëgjojmë hallet dhe pritjet e tyre. Risia e kësaj dite ishte që këtyre takimeve
iu bashkëngjitën edhe kryetarët e partive të koalicionit, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela. Ishte një surprizë e këndshme jo vetëm për neve, por edhe për qytetarët që na pritën.
Serava është e gatshme për ndryshim”, thuhet në njoftimin e kandidatit për komunën e Çairit, Bekim Sali.