Ministritë nuk do të donojnë para nga buxheti i tyre për fushatën për referendum. Qeveria ka ndryshuar vendimin paraprak ku ftonte ministritë që të shqyrtojnë këtë mundësi dhe me vendimin e një dite më parë, paratë që i ndahen Kuvendit për fushatë janë siguruar nga zëri buxhetor funksione të shtetit.
“Morëm vendim të ri, të bazuar në analiza nga Ministria e Financave dhe paratë nuk janë nga ministritë por nga zëri, funksione të shtetit nga Buxheti i RM-së, nga Ministria e Financave. Kjo d.m.th. se ministritë nuk do të donojnë para por këto 80 milionë janë nga ky zë dhe ato që nuk do të shpenzohen do të kthehen në Buxhetin e RM-së. Kjo d.m.th. se asnjë ministri nuk do të donojë para nga buxheti i tyre për fushatë. Paratë janë siguruar me këtë formulë dhe këtë vendim”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakoski.
Qeveria fushatën e saj do ta realizojë si aktivitet ditor pa shpenzime shtesë. Para janë ndarë vetëm për propagandë në favor të referendumit përmes rrjeteve sociale, në vlerë prej 400.000 denarë.
Në të njëjtën kohë qeveria ftoi VMRO-DPMNE-në në opozitë që të deklarojë qëndrim rreth referendumit. Nuk përjashtohet mundësia për takim mes liderit të LSDM-së dhe atij të VMRO-DPMNE-së.
“Fillimisht presim që partia opozitare të deklarohet dhe të reagojë qëndrimin se çfarë mendojnë dhe si do të veprojnë sa i përket referendumit, ndërkaq e dini se kryeministri gjithmonë është i qasshëm takime dhe mbledhje”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakoski.
Paratë buxhetore për fushatë janë vetëm për subjektet parlamentare, përkatësisht deputetët dhe koalicionet që mund të krijojnë për këtë qëllim. Subjektet dhe nismat e tjera edhe pse kanë të drejtën e fushatës “pro” ose “kundër”, paratë duhet t’i sigurojnë vet.