Gazeta braziliane “Correio da Bahia” ka nisur një fushatë për të sensibilizuar qytetarët mbi përdorimin e maskës siç duhet.
Shumë njerëz e përdorin maskën por jo në mënyrën e duhur. Temperaturat e larta bëjnë që disa ta ulin maskën në mjekër, gjë që e rrit rrezikun e infektimit.
Për këtë arsye kjo media braziliane ka krijuar disa foto me fytyra njerëzish të deformuara. Hunda e tyre shihet e vendosur në mjekër ndërsa goja në qafë. Vetëm nëse do të kishim fytyrën kështu, sipas kësaj gazete do të na bënte punë maska.