Furkan Saliu shpërthen kundër kryeministrit Kovaçeski: Si nuk ju vjen turp, sot lexoni poezi ndërsa nuk keni qenë në gjendje të siguroni ilaçin!

Gazetari Furkan Saliu ka shpërthyer kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski lidhur me rastin e vdekjes së Bllagojçes për shkak mos sigurimit të ilaçit Trikafta. Saliu thotë se thjeshtë i vjen gërdi nga fjalët e kryeministrit i cili është dashur të veprojë më herët dhe jo tani të lexojë poezi.

“Si mund ta thotë këtë kryeministri i një shteti? Ta thoshte këtë ndonjë pronar i ndonjë shitore do ta kisha kuptuar por kryeministri? Çfarë më intereson mua si qytetar i cili çdo ditë paguan sigurim shëndetësor se kur është zgjuar kryeministri? Përse Kryeministri lexon poezi dhe nuk e siguron ilaçin”, shkruan mes tjerash gazetari Saliu.