Funksionarja e LSDM “rehaton” familjarin e saj

Deputetja e LSDM, Frosina Tashevska – Remenski ka arritur që të punësojë një familjar të saj, në vazhdën e punësimeve në bazë nepotizmi që po ndodhin me këtë parti.

Adrijan Tashkovski, kusheriri i parë i Frosina Tashevska është emëruar anëtar bordi në Termocentralin “Negotinë”, bën të ditur portali Lider. Në faqen e termocentralit tashmë është publikuar emri i tij, por portalet shkruajnë se shkollimi i tij nuk përkon me këtë emërim, për shkak se ai ka të kryer fakultetin e fiskulturës.