“Funksionarë të BDI-së lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë”, Taravari: Shumë shpejt do ta shihni se kush janë

Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit nga Cyrihu, i cili tha se VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve në 22 vjet, Arben Taravari nga VLEN tha se BDI nuk e ka brengën e gjuhës apo flamurit, por të mbrojtjes së pasurisë, përcjell TV21. Taravari thotë se do të ketë përgjegjësi.

“Unë me sa kam informata procedurat ecin, disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.