Të reshura të reja të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellura me bubullima, paralajmërojnë meteorologët për të shtunën dhe të hënën.
Nga DPHM informojnë se nën ndikim të masës së ajrit të lagësht, prej nesër nga fundi i ditës, vijon periudhë e motit me vranësira të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshëm. Vranësirat dhe të reshurat më të mëdha do të jenë të shtunën dhe të hënën, ku në disa vende të reshurat do të jenë të mëdha dhe të përcjellura me bubullima.
Temperaturat e mëngjesit nesër do të jenë negative në disa pjesë dhe do të ulen deri minus katër, ndërsa pasnesër do të lëvizin prej tre deri nëntë gradë. Temperaturat e ditës do të jenë prej tetë deri 18 gradë.