Fundjava e zgjatur, mbi 10 mijë ia mësyjnë Greqisë


Pritjet në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonia dhe Greqisë i kalojnë mbi dy orë paraditen e sotme. Sipas shërbimeve doganore të Maqedonisë, që nga pasditja e djeshme, dhe sot deri në orën 10:00 nga Maqedonia kanë dalë mbi 10 mijë qytetarë.
Qytetarët e Maqedonisë si destiancione zakonisht zgjedhin hotelet dhe apartamentet në Halkidiki, ku do të qëndrojnë deri ditën e dielë. Për dallim nga Bogorodica në pikë kalimin kufitar Dojran nuk ka pritje të gjata.