Fuere: Është vitale BE në qershor të arrijë pëlqim për hapin e ardhshëm të negociatave


Në një bisedë për MIA-n, ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është me rëndësi kritike në qershor të sillet vendim për fillimin e procesit të negociatave, me hapjen e kapitujve të parë.

“Është vitale që vendimi i sjellë në mars të konfirmohet dhe të arrihet pëlqim për hapin e ardhshëm, caktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese. Shumë kohë është humbur edhe para koronavirusit vitin e kaluar, veçanërisht me veton franceze dhe tani me ballafaqimin me virusin të gjithë i tangon, por kjo nuk duhet ta anulojë fillimin e negociatave dhe caktimi i datës do t’i fokusojë edhe BE-në edhe vendet e Ballkanit Perëndimor në reformat të cilat janë shumë të nevojshme”, thotë Fuere.

Edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se pandemia është duke e ngadalësuar procesin, Fuere është i pajtimit se Bashkimi Evropian edhe krahas krizës arriti ta mbajë Ballkanin në krye të prioriteteve.

“Nuk do ta sillnin vendimin në mars në mes të krizës me koronavirusin nëse akoma do të ekzistonte mëdyshje rreth kësaj. Vendimi është sjellë, ndërsa tani është e rëndësishme ai të vijë në shprehje. Do të varet shumë edhe prej kornizës negociuese e cila do të prezentohet në fillim të qershorit, së bashku me raportet e vendeve, por e gjithë kjo duhet ta përshpejtojë procesin dhe të konfirmojë se procesi i zgjerimit akoma është shumë i gjallë dhe se ka perspektivë të vërtetë, shumë konkrete për Ballkanin Perëndimor”, sqaron ish- ambasadori i BE-së.

Ai përkujton se Maqedoninë e Veriut akoma e pret punë në reforma, para së gjithash lidhur me luftën kundër korrupsionit të lartë, krimit të organizuar dhe qeverisjes të së drejtës dhe i vjen keq që shumë prej rasteve lidhur me “epokën e Gruevskit” nuk morën epilog.

Prandaj, sipas tij, gjatë procesit të negociatave me BE-në do të jetë e rëndësishme të vihen mekanizma efikase të monitorimit dhe implementimit të reformave. Sipas Fueres metodologjia e re e negociatave nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Ne për shembull nismat si ajo e Pribesë, më shumë shembuj sikurse praktika e Pribesë me më shumë monitorim në implementim dhe në rast të regresit, të ketë masa si sanksione që të pengohet kthimi në kohë mbrapa. Të gjitha sferat do të duhet të fitojnë mekanizma efikase të monitorimit.

Në intervistë Fuere është përqendruar edhe në tensionet me Bullgarinë, debate për të cilat ai vlerëson se nuk i takojnë shekullit 21 dhe i bëri thirrje Sofjes ta theksojë trashëgiminë e përbashkët në vend se të përpiqet “ta imponojë nacionalitetin e njërit prej heronjve më të mëdhenj të Ballkanit”./MIA