FSPIMV: Ata që marrin pension në bankën Eurostandard ja deri kur duhet të dorëzojnë njoftim se dëshirojnë të vazhdojë pagesa e pensionit

Në lidhje me njoftimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimit nr.15-20139/1 të datës 12.08.2020 të miratuar nga Guvernatori i BP-së të RMV-së për anulimin e licencës mbi themelimin dhe funksionimin e Eurostandard bankës SHA Shkup

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (FSPIMV) njofton të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u është paguar pensioni në llogaritë e transaksionit në Eurostandard bankë SHA Shkup që më së voni deri më 21.08.2020 të dorëzojnë njoftim në bankë përmes së cilës dëshirojnë të vazhdojë pagesa e mëtutjeshme e pensionit.

“Bankat zyrtarisht do të njoftojnë Fondin e SPIMV-së për llogaritë e transaksionit në të cilat Fondi do të duhet të kryejë pagesën e pensioneve, shfrytëzuesit e pensionit nuk kanë nevojë të vijnë në Fond. Për shfrytëzuesit e pensionit të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje që deri më 21.08.2020 të njoftojnë bankën ku dëshirojnë t’u bëhet pagesa e mëtutjeshme e pensionit pagesa e pensionit do të kryhet plotësisht” thuhet në njoftim.