Fshehje shifrash?! Osmani 15 të infektuar në Tetovë, ministria 12!

Kanë renë ndesh me numrin e të prekurve me Covid-19 në Tetovë sot Bujar Osmani dhe ministria e Shendetesise! Ata kanë konifmruar shifra të ndryshme në njoftimet e tyre!

A është kjo një fshehje numrash apo vetëm një gabim presim të marrim përgjigje!

Ja dy njoftimet!

Pas as konfirmimit të 15 rasteve sot në Tetovë dhe rrethinë, në Klinikën e Tetovës mbajtëm një koordinim të jashtëzakonshëm më institucionet kompetente.
Trendi në rënie i pandemisë nuk duhet të na jep vetëbesim të rrejshëm. Ende ka nevojë për kujdes. Sot kur do debatojmë për hapjen e bizneseve nuk guxojmë të lejojmë të rikthehet situata përsëri!

Teksa ky është njoftimi i ministrise se Shendetesise!

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 13 pacientë të rikuperuar.

– Shkup 6
– Kumanovë 2
– Prilep 1
– Tetovë 1
– Мakedonski Brod 1
– Pehçevë 1
– Vinicë 1

Gjatë 24 orëve rë kaluara janë realizuar 411 testime, dhe janë konfirmuar 36 raste të reja të covid-19 në: Shkup-7, Kumanovë-4, Prilep-4, Tetovë-12, Veles-6, Gostivar-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1. Deri më tani, në total në vendin tonë janë kryer 18821 testim për COVID-19 .

Një pacient 58-vjeçar nga Velesi ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, i hospitalizuar në klinikë një javë më parë me një formë të rëndë të sëmundjes, ka qenë në ventilimin mekanik që nga 6 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1622, numri i pacientëve të rikuperuar është 1112, numri i të ndjerëve është 91, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 419.