Temeraturat kanë arritur në 40, ndërsa dikush nuk ka ujë për pije! Ky është fshati Zhelinë, që gjatë ditës nuk ka aspak ujë, ndërsa banorët mbushin nëpër puse ose çezma publike. Thonë se kanë një muaj në këtë gjendje.
“Në mbrëmje ka pak, a gjatë ditës nuk ka hiç, kjo një muaj ka përafërsisht, e kemi kroin aty afër, mbushim tek kroi nga fqinjët marrim ashtu.”
“Kush i ka bunarët ka ujë, kush s’i ka, tash kur ka atje ujë kemi edhe ne, kur nuk ka pompa nuk kemi as ne.”
“Drejtor kemi për të pirë ashtu.”
në me të komunës, nuk kanë ujë, është një gjë që dy muaj, tre muaj është ndalë. E kanë rregulluar, tash komuna është deri këtu me borxhe dhe nuk mund t’i përballojë borxhet dhe për atë nuk ka ujë. Shkojmë mbushim tek njeri-tjetri për të la për të pirë, lajmë jo me makina ashtu me zor me zor, është dikush nuk e tregon realitetin, ndodhin të asaj partie dhe frikësohen, nuk është për t’u frikësuar, se problem është më i madh me ujin.”
Po kështu nuk mendon drejtori i ndërmarrjes publike komunale Suad Alili. Nuk pranoi të jap sqarim para kamerave se pse Zhelina ka mbetur pa ujë, por vetëm na tha se nëse dëshirojmë mund ta shkruajmë se “në Zhelinë ka ujë”.
“Ne erdhëm edhe në komunë e Zhelinës për të pyetur pse fshati Zhelinë është një muaj pa ujë të pijshëm, por nga komuna nuk duan të prononcohet për Televizionin 21, ata insistojnë se në komunë të Zhelinës ka ujë të pijshëm”, Senat Zylbehari – TV21.
Komuna e Zhelinës me ujë të pijshëm furnizohet përmes puseve dhe pompave, ndërsa defekti i pompave të ujit bën që ky fshat të mbetet pa ujë të pijshëm me ditë të tëra.