Fshati Shipkovicë, mikrotroponimet për këtë fshat!

Mr. Donika Bakiu

FSHATI SHIPKOVICË

Pozita gjeografike: Shipkovica shtrihet ne shpatet e Malit Sharr në perëndim të Pollogut. Në lartësinë mbidetare prej 900-1100 metra gjatë rrugës Tetovë – Kodra e Diellit. Shipkovica ka 4200 banorë, të gjithë shqiptar. I takon Pollogut të poshtëm. Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqiptare të Sharrit, sipas mendimit të njerëzve , janë malet më të bukura në botë.Kufizohet me fshatin Gajre, Veshallë, Lisec, Brodec dhe Bozofcë. Fiset kryesore: Fiset e fshatit janë:Voket,Oreçet,Çadelet,Fandet,Leket,Gjauret. Themeluesit e parë të fshatit janë Voket dhe pasardhësit Mjaket e më vonë edhe fiset tjera si Gjura, Fandet, Hadret, Çadelët, Oruçet Matët, e Lekët . (Kadriu, 2002)

Banorët e vjetër kanë qenë në pjesën më të madhe ortodoks, por edhe katolik. Katolik kanë qenë Fandët që përbëjnë fisin më të madh. Ata kanë ardhur diku nga fundi i shekullit të XVIII nga krahina e Mirditës, prej Bajrakut të Fandit dhe kanë qenë katolik, por thonë se janë fisi më i fundit që ka pranuar islamizmin nga të gjitha fiset e Shipkovicës. Por ka edhe fise autoktonë siç janë Voket, Gjurajt, Mjaket, etj të cilët kanë qenë të ritit ortodoks para se të islamizohen. Çadelet vijnë nga Opoja, dhe disa prej tyre janë të fisit Krasniq e disa të fisit Shalë. Shaljanë janë shpanat, ndërsa Hadret janë me origjine nga Prokuplja dhe ne Shipkovicë janë vendosur diku nga vitet 80 të shekullit të XIX. Duhet cekur se në Shipkovicë jetojnë edhe pak torbesh dhe goran por që janë shqiptarizuar dhe flasin vetëm shqip.

LAGJET-MËHALLAT: Lagjet e fshatit janë: Mahalla Voke, Mahalla Mjake , Mahalla Oruçe, Mahalla Çadele, Mahalla Fande , Mahalla Leke , Mahalla Gjaure. Lagjet kanë mare emrat sipas fiseve .
Etimologjia e emrit: Duke hulumtuar botën etnike shqiptare dhe duke kërkuar shpirtin e fshatit Shipkovicë. I shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë , e banuar sot prej rreth pesë mijë shpirtrave, në rreth pesëqind shtëpi, ky fshat ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqiptar,i konsideruar nga disa madje, si Shqipëria e Vogël. Me rrënjë të thella në histori, që nga periudha trako-ilire, Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet turke, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë fetare krishtere. Shipkovica është një fshat i ngarkuar me histori. Shenjtëria historike e këtij mjedisi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen tonë kombëtare: Rexhep Voka, Sadudin Gjura, Rexhep Ramizi, Lazim Rexhepi, Xhelal Gjura, etj. Sipas disa pleqve Shipkovica e lashtë ka qenë në Mure. Halim Fanda, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Ai ka thëne se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro – shqiptare përreth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pa vetëdijshëm. Kishën shqiptare e kanë patur përreth përroit të fshatit.Banorët e vjetër kanë qenë në pjesën më të madhe ortodoks, por edhe katolik.

Mikrotoponimet e fshatit Shipkovicë
Arat: Kuqurica, Izvore, Ugjrade, Popa, Karma, Gradishe, Lugjata, Vudunica , lluzhina, Rrethreka, Llojka, Plenica, fusha e madhe , Ara e Ukës, Ara e Lilës. Puçena leska- Puçalen, Radence, Lubat , Streniputet,ara e Hasanit , Orashet , Radoropat.

Malet: Malet e Sharrit , dhe Mali Lubove, Puçuvllaz. Kodrat: Kepi Shipes, Lera e Veshallës , Kodra e Shpellës ,Kepi i Kërlicës. Krojet: Kroji Dedës, Kroj Izvoreve, Kajnaki madh, Kroj te Rrugja, të dy Krojnat, Çeshma Pashës,kroi Rashës.
Uji; Studarek, Hasana voda Burim: Izvore, Kajnaki i Danës, Kajnaki i Galipit, Kajnaki i madh, Kumi i Llajkave.
Livadhet: Kuqurica, Livadhet e Gjares, Marko livadhet , Kuqurica, Lluzhina, Ugjrade, Rasa e Markit , Livadhi i madh , Radence, Hasanovet, Karma ,Livadhet e Beshkës, Livadhi Shehërlivit, Livadhi i Shkavt. Përonjtë: Izvoreve , Popave ,Proi i Shkallës keçe, proj Oroçit ,Përroi i Camës,proj plakës. Mullinjtë: Mullajni Hilmis, Mullajni Rexhës, Vodenica
Udhët: Oudha e Hazericës, Oudha e Kunecit, Oudha e Dërvendit ,Teqja e Shipkovojcës . Emra urash: ura e La Rexh, Ura te Popat. Gurët: Gjuri i Sidollit, Gjuri Kërlicës, Gjuri Jonuzit, , Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radencës, Gjuri i gjat,Gjuri Kuç, Gjurtengul, Gjuri i Brezit, Kepi i Shipes, Kept e Fortonës.
Emra gropash: Gjropat e Rades, Gjropa Shaqir –Alisë, Gjropa e Kërlicës Drunjtë; Gjuri me Dushk ,Dushki Poçalenit, Proj shtogjave, Shtogjat, Hithit,Te Hithit, Te Ahi, Brevi ,Te Brevi , Bagremi, Te Bagremi, Frashna, Te Frashna , Shtogji, Te Shtogji, Shkoza ,
Te Shkoza, Plepi ,Te Plepi, Te Vneshtët. Varret; Te vorzit e Kataundit, Vori Sadudinit ,Vori Ramadonit.
Korija(Zabele): Zabeli Bigurit,Zabeli Livadhit Madh, Zabeli Stanabarave, Zabeli Kanalivadheve, Zabeli Balbajave. Shpellat; Shpella e Ukit, Shpella e Madhe, Shpella e dhajve.
Vende: Te Rasha, Hisari i madh, Hisari i vojl ,Bajraki i Danës, Xhibre e
Skenderit, Xhibre e Lopëve, Xhibre e Madhe, Xhibrja e Xhepës, Hithit, Korrejzet ,Bota e Kuçe, Rasa e Bajrës, Rahi Përpalecit, Rasa e Madhe, Shtogjat, Mullaka, Copat, Xhibrja e Lopëve, Sulishte, Sugjishte, Toma e Vakafit, Fejri i Ballbajës, Toma e Bullgarit, Rahi Hodes,
Rahi gjegjët, Te Ambullonta, Te Shkolla, Ka Shkolla, Te Xhamoja, Te Xhamoja Poshtër,Te Xhamoja Epër.