Fshati Kalishtë me shtylla të dëmtuara, rrezik për banorët. Reagon EVN-ja

Banorët e fshatit Kalishtë janë ankuar deri tek portali Pa Censurë, se shtyllat elektrike në këtë fshat janë të vjetëruara dhe paraqesin rrezik potencial për to.
Fshati Kalisht i komunës së Vrapçishtit është njëri ndër fshatrat që përballet me problemin e shtyllave të kalbura e të shtrembëruara, kabllove të grumbulluara në shtylla të drurit që mezi po mbahen drejtë.
Në pyetjen tonë deri tek EVN-ja se kur do të merren masa për të rinovuar shtyllat në fshatin Kalishtë, ato na u përgjigjën se EVN-ja ka ndërtuar disa shtylla dhe një pjesë të rrjetit.
“Ekipet e EVN Elektrodistribuimi kanë ndërruar disa shtylla të dëmtuara në fshatin Kalisht dhe kanë rindërtuar një pjesë të rrjetit. Furnizimi kualitativ dhe i sigurtë i konsumatorëve me energji elektrike si qëllim i EVN, nuk përfundon me zgjidhjen e një situate të caktuar, por paraqet një proces të vazhdueshëm i cili përshtatet dhe ndryshohet në përputhje me nevojat dhe çështjet që shfaqen për çdo ditë”- thuhet në reagimin e EVN-së
Ndërsa në fotografi gjeni shtyllat e rrymës elektrike të cilat gjenden në rrugën ku frekuentohet më shumë nga nxënësit, gjithashtu edhe shtyllat elektrike në oborin e shkollës fillore të fshatit.
Nga EVN-ja premtojnë se do të realizojnë projekte investuese në këtë rajon.
“EVN rrjedhimisht realizon dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen të realizojë projekte investuese për ndërtim dhe rikonstruim të rrjetit në këtë rajon” shkruhet më tej në reagimin e EVN-së.
Pa Censurë do të ndjek zhvillimet e punës në këtë zone.

 

/PaCensurë