Fshati Gajre i shkëputur nga realiteti, pa telefona fiks dhe pa internet

Ky është fshati Gajre i Tetovës. Edhe pse ky vendbanim njihet për funksionarët e shumtë që ka pasur dhe ka, në shumë aspekte është jashtë civilizimit të kohës. Asnjëherë nuk ka pasur telefon fiks, por as internet.
“Jo jo asnjëherë s`kemi pas telefon, edhe sot s`ka, që kur mbaj mend unë”.
“Krejt janë në mungesë, edhe telefoni, edhe interneti edhe mobilat, nuk funksionojnë nuk i mban Tetova. Politikanët na bien pas vetëm kur vijnë t`i marrin votat dhe më kurrë s`vijnë”.

Mungesa e internetit ka rënduar edhe punën e arsimtarëve. Nxënësit pothuajse e kanë të pamundur të kyçen në mësimin online.
“Kemi probleme shumë të mëdha me çka pjesën më të madhe të muajit nuk funksionon interneti, tash ka probleme edhe me nxënësit pasi mësimi mbahet online na paraqiten probleme jashtëzakonisht të mëdha. Kemi bë shumë ankesa të vinë të marrin masa por askush deri më sot asgjë nuk ka bë”, deklaroi Murat Feriku, mësues në SHF “Azem Morana” – Gajre.

“Shpesh ka probleme me rrjetin, e shohim nxënësit gjatë kyçjes në mësim vazhdimisht kanë probleme dhe nuk futen dot në mësimin online”, u shpreh Hedije Memedi Abduli, mësue
Kreu i bashkësisë vendore të Gajres, për Alsat thotë se deri më tani, disa herë kanë kërkuar zgjidhje nga institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë përgjigje konkrete.

“Ne kemi grumbulluar nënshkrime dhe ankesa ka qenë e verifikuar nga BV e fshatit Gajre por përgjigje me shkrim nga këto institucione deri më tani nuk ka”, theksoi Rexhep Halili, Kryetar i BV Gajre.
Ndërsa fshati Gajre është në këtë gjendje, përmes këtij vendbanimi kalon rrjeti kryesor i telefonisë fikse dhe internetit që shkon në Kodrën e Diellit.