Fshati austriak ngre barriera prej druri për ta fshehur pamjen për turistët

Fshati austriak Hallstatt – i popullarizuar për ngjashmërinë e tij me sfondin e serisë së filmave Frozen ka instaluar barriera prej druri për të penguar pamjen alpine në një përpjekje për të frenuar mbiturizmin.

Fshati i vogël me vetëm 750 banorë, me shtëpitë e tij prej druri të pjerrëta, të mbuluara me borë nga ku dallohet edhe maja e kishës, ka pasur rreth një milion vizitorë në vit përpara se të godiste pandemia Covid në vitin 2020.

Duke u përballur me një fluks të ringjallur turistësh që pushtonin rrugët e tij të ngushta, fshati veproi sipas ankesave të banorëve dhe ngriti gardhe të përkohshme prej druri javën e kaluar për të penguar pjesërisht pamjen, tha një zyrtar i komunitetit për AFP.

Barrierat u vendosën me shpresën se një mori turistësh nuk do të dynden më në një nga pikat më të njohura të “selfieve” për t’u përshtatur me fshatin piktoresk alpin, i vendosur mes maleve të larta dhe një liqeni me gaz.

Mbetet e paqartë për sa kohë do të qëndrojnë barrierat prej druri.