“Fryma e hajnave dhe rrencave” – Valon Syla e quan ‘hajduk’ Hysen Durmishin


Pas vendimit të zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit për patent shofer nga 20 në 10 euro, ka reaguar gazetari Valon Syla
Syla e ka quajtur ‘hajduk’ Durmishin, duke thënë se pas pezullimit të vendimit për tiketat ngjitëse në vlerë prej 5 eurove, vendimi për uljen e çmimit për paraqitjen e provimit të patent shoferit, është broçkull.

“Paret tona i nënshkruan me i shku 5 euro me një kompani private pa destinim. Pastaj me pare tona na jep lirim neve, për broçkulla. Hej, kqyrne more këtë hajduk të Vetëvendosjes… çka po thuni. Fryma a? Fryma e hajnave dhe rrencave”, ka shkruar Syla në Facebook.
Ndryshe, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi sot ka njoftuar se pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse në vlerë prej 5 eurove për vetura.

Pas kësaj, Durmishi bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës e ka zbritur çmimin e paraqitjes së provimit për patent shofer, nga 20 në 10 euro.
“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftimin e ministrisë