Frosina Remenski e pakënaqur me zgjedhjet brendapartiake në LSDM

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, sonte pas votimit në zgjedhjet e parakohshme brendapartiake, theksoi se nuk ndjehet aspak e kënaqur me daljen e antarëve të partisë ndaj këtyre zgjedhjeve.

“Nga sa kam dëgjuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk jam aspak e kënaqur me pjesëmarrjen e anëtarëve tanë. Është një çështje serioze për një diskutim brenda partisë për sa i përket asaj që ne presim si rezultat. Rezultatet mund të mos jenë aq të rëndësishme sa pyetja se pse anëtarësia jonë vendosi të mos shkojë në zgjedhje. Unë kam vërejtje dhe do t’i them. Mendoj se angazhimi jodeklarativ për bashkim duhet të fillojë nga ato çështje. Besoj dhe e di se Kovaçevski sigurisht që ka pasur avantazhin. Do të dëgjoj rezultatet, do t’i jap një dorë dhe do t’i uroj gjithë të mirat, do t’i them të kujdeset shumë më tepër se çfarë do të thotë punë partiake, bashkim i partisë. Shpresoj se pas rezultateve të tilla ai do të mund të bëjë shumë më tepër dhe ndoshta do të hapet ai diskutim në parti nëse ka mundësi që një kryeministër dhe kryetar partie të menaxhojnë procese kaq serioze”, tha Remenski./PACENSURË