Frosina Remenski dorëzoi kandidaturën për kryetare të LSDM-së

Frosina Remenski sot ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të LSDM-së.
“Këtë vendim e kam marrë duke pasur parasysh gjithë aktivizmin tim shoqëror, politik dhe partiak në ditët dhe kohët kur LSDM-ja po përballej me një situatë të vështirë opozitare, kur merrte vendime serioze shtetformuese dhe kur ne lu*ftonim për të ruajtur unitetin në parti”, deklaroi Remenski.

Ndryshe, zgjedhjet brendapartiake në LSDM do të mbahen me 12 dhjetor. LSDM pritet të zgjedh liderin e ri pas dorëheqjes së kreut aktual Zoran Zaev, ndërsa pas zgjedhjes së liderit, pritet të zgjidhet edhe kryesia e re e partisë.
Për sot, dorëzimin e kandidaturës e ka paralajmëruar edhe Dimitar Kovaçevski.