Fronti Opozitar: Me ndryshimet në Kodin Penal, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë po na kthejnë Gruevskin


Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit sot përmes një konference për media thonë se janë kundër ndryshimeve në Kodin Penal ku sipas tyre kjo bëhet që të kthehet sa më shpejtë Nikolla Gruevski. Nga blloku opozitar akuzojnë Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga dhe Qeverinë ku mes tjerash thonë se me këto ndryshime që propozon pushteti LSDM-BDI-ASH gjitha dënimet për funksionarët e korruptuar dhe Gruevskin e arratisur bien në ujë, përcjellë Klan M.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal me procedurë të shkurtuar, përcjell KlanM. Sipas propozimit, pjesë të nenit 353 ndryshohen kur zyrtarët që kanë marrë përfitime të konsiderueshme të pronës ose kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga të paktën tre vjet burg për të abuzuar me pozicionin e tij zyrtar.