Gjatë ditës së djeshme, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski i pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Korridorit 8, ka theksuar që po shqyrtohet si mundësi anulimi i kontratës me konzorciumin Bechtel & Enka.
Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur.
“Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka. Vlerësojmë se ky qëndrim është tentativë për minimizimin e punës së madhe dhe projektit më të madh në historinë e vendit që deri më tani Qeveria progresive dhe proeuropiane e ka realizuar duke е futur në binarët e realizimit projektin e lënë me qëllim në labirintet e harresës” – thonë nga Fronti Europian.
Kontrata me Bechtel & Enka është e nënshkruar sipas të gjitha dispozitave ligjore, korrekte në çdo aspekt dhe askush nuk mund ta njollosë korrektësinë e saj përmbajtësore dhe dobinë që i sjell vendit realizimi i përpiktë i saj – thuhet në reagimin e Frontit Evropian.
Pyesim publikisht, a është ky qëndrim edhe i opozitës shqiptare humbëse e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale “Vlen” kundër Korridorit 8?! Deri më tani, në këto pak ditë, u quajtëm “makedonski albanci”, u tha që s’ka ndryshime kushtetuese, që s’ka perspektivë europiane, që suspendohet marrëveshja e Ohrit dhe që opozita humbëse e zgjedhjeve s’ka asnjë kusht të vetëm për formimin e Qeverisë së ardhshme. A i ndajnë këto qëndrime edhe drejtuesit e opozitës shqiptare?” – thonë nga Fronti Europian.
Ndryshe, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se marrëveshja me “Behtel dhe Enka” të mos realizohet në mënyrën skurse është nënshkruar.
Nga ana tjetër, kjo kompani kërkoi ndihmë nga Oda Ekonomike që të sigurohen rreth 4.000 punëtorë dhe inxhinjerë që do të angazhohen në proejktin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D, projekt që kap shumën prej 1.3 miliardë eurove.