Fronti Europian nuk dorëzohet, dërgon padi në Gjykatën Administrative pasi KSHZ-ja nuk pranoi ankesën për rivotimin në Llërcë

Gjykata Administrative sonte ka pranuar padi nga koalicioni Fronti Evropian kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për rivotimin e vendvotimit 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës, konfirmon Gjykata Administrative për MIA-në.

Gjykata administrative duhet të vendosë brenda 48 orëve nga marrja e padisë.

KSHZ-ja dje nuk e pranoi ankesën e Frontit Evropian për rivotimin e vendit zgjedhor 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Pas rivotimit në qendrën e votimit 2101 në Larcë të Zhelinës, koalicioni i Frontit Evropian humbi një deputet në krahasim me rezultatet e 8 majit, ndërsa koalicioni VLEN fitoi një mandat deputeti.