“Frikësohet” Irani: dërgon trupa në kufirin me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe aktivizon Mbrojtjen Anti-Ajrore

Irani ka vendosur forcat e tij ushtarake përgjatë kufirit me Azerbajxhanin dhe Armeninë pas të sht*ënave në territorin e tij nga Nago-Karabak, ku të dy vendet janë në konflikt, njoftuan autoritetet në Teheran sot.
Anëtarët e njësisë së Gardës Revolucionare “u dërguan në rajon për shkak të konf*liktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha komandanti i forcave tokësore iraniane, Mohammad Pakpour, duke shtuar se misioni i atyre forcave është “të mbrojnë interesat kombëtare dhe të ruajnë paqen dhe sigurinë”.

Vija e kuqe
Pakpour tha se Irani respekton integritetin territorial të fqinjëve të tij por “çdo ndryshim” në kufi përfaqëson një “vijë të kuqe për Republikën Islamike”.
Raketa dhe pr*edha mortaje kanë god*itur fshatrat kufitarë iranianë në ditët e fundit, raportuan mediat iraniane.
Irani, i cili ka marrëdhënie të mira me Armeninë dhe Azerbajxhanin, në disa raste ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konf*liktit dhe ka ofruar ndërmjetësim.