Orë dramatike për një familje në kryeqytet pasi u përballën me dhunë fizike pasi njeriu i tyre më i afërt i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).
Ngjitja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Mark Bajraktari” në Tiranë, dhe është arrestuar i dyshuari.
Policia tha se u njoftua se një burrë 46 vjeçar po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë.
Një ekip rendi ka organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.