Forumi Rinor Islam uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan.
Ramazani, mbi të gjitha tregon një akt të papërsëritshëm mirënjohjeje ndaj Dhuruesit më të madh të çdo mirësie, akt nështrimi ndaj Fisnikut i Cili obligon vetëm vepra që pasojnë me dobi edhe mirësi. Ky muaj i shenjtë frymëzon dialog me Zotin, Krijuesin e çdo sendi, Absoutin e Gjithëdijshëm e të Plotfuqishëm.
Në muajin e bekuar, agjërimi, si element kryesor i tij, kryesisht e frymëzon besimtarin për dialog me nefsin e vet. Ky nefs shpesh e ka rrezikuar ta çojë në humbje njeriun e besimit, ndërsa në Ramazan ai kupton natyrën dhe vlerën e vërtetë të tij.
Lëmosha dhe bamirësia si elementë madhorë të adhurimit në Ramazan, e frymëzojnë besimtarin për dialog me shoqërinë, njerëzit e varfër materialisht, ndihma e të cilëve pasuron dhe pastron shpirtin.
Qoftë muaji i begative dhe mirësive nga Zoti i Lartësuar!
Agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara!