Freedom House: Maqedonia në vendet me “regjim hibrid


Sipas raportit vjetor të Freedom House për gjendjen me demokracinë në vendet me tranzicion, Maqedonia e Veriut me Uzbekistanin janë dy shtetet më përparim më të madh demokratik gjatë vitit të kaluar.
Maqedonia ka përmirësim me 0.07 pikë, që është rezultati më i mirë nga 29 vendet që analizohen në raport. Megjithatë edhe pse përparim, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në shtetet që kanë “regjim hibrid”.

“Në Maqedoninë e Veriut dhe Uzbekistanin përpjekjet e pjesshme me ndryshime pozitive në realitet, dhe për këtë shkak ka përmirësime në rezultatet e këtyre shteteve. Në Maq1edoninë e Veriut, Qeveria me majtë e kryeministri Zaev përmirësoi një pjesë të dëmeve institucionale që i bënë paraardhësit e djathtë popullistë”, thuhet në raportin vjetor të Freedom House.
Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë te vendet në tranzicion dhe ndodhet pas Armenisë kur shihet përparimi ose ngecja e demokracisë në pesë vitet e fundit.