Francezët pro*testojnë kundër vaksinimit të detyruar ndaj koronavirusit

Në Francë qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar kundër COVID-19 për disa profesione dhe për aplikimin e licencës shëndetësore COVID-19.
Qindra mijëra njerëz në 250 pika të vendit, veçanërisht në kryeqytetin Paris, mbushën sheshet për të shtunën e tretë radhazi për të pro*testuar ndaj politikave të qeverisë për të lu*ftuar COVID-19.

Jelekët e Verdhë u mblodhën rreth stacionit të metrosë Viliers dhe marshuan drejt Sheshit Bastille gjatë de*monstratave të mbajtura në 4 pika në Paris, ku të paktën 3.000 forca të sigurisë u vendosën për dem*onstratat.
Midis pro*testuesve dhe policisë shpërtheu një përp*lasje, të cilët po ecnin me parulla si “diktatori në bu*rg”, “liri”, “Macron jep dorëheqjen”.
Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të ndërhyrë ndaj de*monstruesit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është kritikuar për ligjin për lu*ftën kundër COVID-19, i cili vuri në fuqi politikën e detyrueshme të vaksinimit dhe aplikimin për licencë shëndetësore për disa grupe profesionale.
Ligji i miratuar nga parlamenti më 26 korrik obligon vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e spitaleve, shtëpive të pleqve dhe zja*rrfikësit.

Ligji kërkon aplikimin për licencë COVID-19, e cila kërkon dokumentimin e vaksinës COVID-19 në hyrje të ngjarjeve dhe vendeve të caktuara, gjithashtu për të marrë pjesë në koncerte si dhe ngjarje me pjesëmarrje të gjerë ose në kafene, restorante, parqe dëfrimi, në transport publik dhe në hapësira të brendshme me një kapacitet prej më shumë se 50 persona. Projektligji i diskutueshëm u përshkrua si një “diktaturë shëndetësore” dhe pro*testat u mbajtën në të gjithë Francën në dy javët e fundit, me pjesëmarrjen e më shumë se 160.000 njerëzve.