Francë – Shpërthim në një fabrikë, disa të plagosur

Disa persona janë lënduar nga një shpërthimin në fabrikën e eksplozivëve dhe karburantit të kompanisë Eurenco në Bergerac në jugperëndim të Francës.

Pas shpërthimit, një zjarr përfshiu fabrikën. Shërbimet e urgjencës ngritën nivelin e sigurisë dhe zyra e kryebashkiakut të Bergerac i bëri thirrje publikut që të shmangte zonën përreth fabrikës, sipas një zyrtari të kompanisë.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit. Kompania prodhon eksplozivë ushtarakë, lëndë djegëse dhe eksplozivë për përdorim civil.