Franca po shkon drejt kapitullimit, 23 mijë raste të reja!

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.857 raste të reja me koronavirus.
Institucioni i Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën në spitale 301 persona dhe në 4 ditët e fundit 117 persona në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. Për shkak të COVID-19 numri i viktimave ka arritur në 87.246.

Me 22.857 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 3.783.528.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.263 persona, prej të cilëve 3.586 në kujdes intensiv ndërsa me shërimin e 1.509 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 259.893.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 3.036.605.