Franca mbështet pa rezervë integrimin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Mbështetje të parezervë nga Parisi për hapje sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, duke shtuar se të njëjtin qëndrim e ndajnë edhe të gjitha institucionet evropiane.
Sipas tij, nëse në bisedimet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes, arrihet përparim i vërtetë që përfundimi i së cilëve do të nënkuptonte hapje të bisedimeve qasëse, Franca jo vetëm që është e përgatitur për ta bërë këtë gjatë udhëheqjes së saj, por do ishte nderë i vërtetë.

Siril Bomgartner, ambasador i Francës në Shkup
“Për ne, vendi që kryeson me Këshillin e BE-së është shumë e rëndësishme që të jemi të informuar në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme për të gjitha çështje dhe pikërisht kjo po ndodh. Ka dialog të vazhdueshëm mes dy qyteteve kryesore, informim të vazhdueshëm, posaqërisht përmes vizitave të nivelit të lartë. Ka koordinim të përkryer edhe mes neve evropianëve dhe institucioneve evropiane”.
Lidhur me atë nëse Franca do të ndërmarrë iniciativë konkrete në muajt e ardhshëm lidhur me këtë çështje, ambasadori francez u shpreh se nuk është Franca ajo që e përcakton agjendën.

Siril Bomgartner, ambasador i Francës në Shkup
“Agjëndën e përcaktojnë të dyja vendet, gjegjësisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. E gjitha do të varet nga zhvillimi i ngjarjeve posaqërisht nga zhvillimi i bisedimeve që do të realizohen në korrniza të të gjitha grupeve punuese. Do ju them se udhëheqja franceze me BE-në së bashku me institucionet evropiane është e gatshme që kur të vijë momenti i duhur të ndërmarrë të gjitha hapat konkrete që të arrihet fundi i lumtur, të cilin e duam të gjithë”.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në fillim të muajit ishin për vizitë në Paris, ku prezantuan dosie për eurointegrime dhe morën mbështetje të qartë nga Franca për hapje të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur.