Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran u ka bërë thirrje njerëzve që të mos përdorin barna kundër inflamacionit sepse ato mund t’iu keqësojnë situatën.
“Përdorimi i barnave kundër inflamacionit (siç është brufeni), mund të kenë efekt rëndues për infeksionin. Nëse keni temperaturë, përdorni paracetamol”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, në kohën kur po rritet shqetësimi për përhapje të koronavirusit.
Zyrtarët shëndetësorë në Francë, kanë bërë thirrje në gjithë botën se ilaçet anti-inflamatore, si brufeni, rrisin rrezikun me sëmundje infektive dhe kanë tendencë të zvogëlojnë reagimin e sistemit imunitar.
Ministria e Shëndetësisë në Francë, bën thirrje “të zgjidhet paracetamoli sepse zvogëlon ethet pa kundërsulmuar me inflamacion”.