Fqinjët për Uros Blaziqin vrasësin serb: Rrahu një 70-vjeçar, lidhi qentë dhe i qëlloi

Banorët e Dubonës, prej nga është edhe Uros Blazhiv (20), vrasësi që bëri masakrën në Mlladenoc dhe rrethinën e tij, do të nënshkruajnë një peticion që familja në fjalë të largohet nga fshati pas arrestimit të babait të tij Radishës.

Fshatarët të tërbuar, të revoltuar dhe të pikëlluar, një ditë pas arrestimit të babait të vrasësit, të cilit iu gjet një arsenal i tërë armësh, thonë se duhet të kishte ndodhur më herët.

“Sapo u mor vesh se djali i tyre kishte vrarë fëmijë të pafajshëm, duhej të arrestoheshin edhe babai edhe nëna. Kur djali i tyre vrau fëmijët në fillim të jetës, fajin e kishin edhe prindërit. Ata flasin sesi djali i tyre njihej edhe më herët si një i ri problematik që vriste kafshë, drejtonte traktorin me shpejtësi jonormale, e më vonë motorin nëpër qendër të fshatit dhe gjithmonë e kishte një justifikim për çdo gjë”- shprehen të tronditurit. , transmeton portali “Nova.rs”.

Një nga të njohurit e familjes tregon se i mituri Uros dikur ka qenë jashtëzakonisht arrogant, ndërsa para dy vitesh ka goditur qëllimisht me motor një polic i cili ka tentuar ta ndalojë në Mlladenoc.

“E dini kush u sigurua që ai të mos shkonte në burg?” Babai. Ai bëri atë që donte dhe babai vendosi gjithçka. Ai ka shkaktuar probleme edhe në shkollë, ndaj kur e kanë kërcënuar se do t’i telefonojnë nënës, ai ka qeshur dhe është tallur me një koment: “Mos u shqetëso, do të vijë plaku im dhe do të të shpjegojë gjithçka”, thotë bashkëbiseduesi.

Sipas banorëve të Dubonës, i dyshuari Uros shpesh merrte pjesë në përleshje.

“E ka rrahur edhe një të moshuar 70-vjeçar, banor të zonës, sepse nuk kishte kontroll, mendonte se ishte i pathyeshëm, i patrembur. Kështu u edukua. Një qëndrim të tillë kanë edhe prindërit e tij. Epo, në moshën 10-vjeçare lidhte qentë dhe i vriste me armë, atëherë të gjithë e dinin dhe askush nuk reagoi, nuk ishte lojë fëmijësh, dukej se nuk ishte normal. Babai i tij fliste me buzëqeshje, tregonte histori dhe krenohej me marrëzinë e të birit”, thotë një banor i Dubonës.