ë Ramazan pate mungesa…Unë i pari bile dhe para jush. E ne në Ramazan nuk jemi aty ku duhet dhe në llogarinë e madhe të Zotit të Gjithësisë ne nuk u falëm, ne nuk u bekuam dhe nuk u mëshiruam. Me ne Zoti i Madh u hidhërua, për 1, 2 apo 10 arsye. Kështu para besimtarëve u shpreh hoxha i Xhamisë së tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi.
Ai gjithashtu thotë se i Madhi Zot është ai që na krijoi dhe ai i din dobësitë tona dhe ai e din që edhe në Ramazan mund të jemi të dobët dhe nëse në Ramazan ti ke ngelur në klasë, nuk ke qenë aty ku duhet, nuk ke bërë ibadetin siç duhet, nuk të është ngrohur zemra siç duhet, dashurin për të Madhin Zot nuk e ke pasur, por t’i mos u mërzitë sepse ai që të krijoi e ka ditur që ti mund mos të jesh në nivelin më të lartë dhe në Ramazan të ka dhënë dhe një natë të begatë që përfshin Ramazanin, Lejletu-l-Kadrin dhe kush në këtë këtë natë bën ibadete dhe shpreson tek i Madhi Zot, i falen të gjithë gjynahet e jetës.
Thotë Allahu në Kuran: “Me të vërtet Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit dhe çfarë din ti se çfarë është nata e Kadrit, nata e Kadrit është më e vlefshme se njëmijë muaj.
Allahu i Lartëmadhëruar në këtë ajet e vërteton mirë rëndësinë që ka nata e Kadrit dhe se besimtarët duhet të dinë se kur është ajo natë dhe me çfarë lloji adhurimi duhet ta kalojnë atë natë, prandaj në vijim do përmendim hadithet që shpjegojnë se kur është nata e Kadrit:
Transmeton imam Buhariu në Sahihun e tij nga Ebu Seidi el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: ”Kapuni për dhjetë ditët e fundit tek të Ramazanit”.
2 – Kur është nata e Kadrit?
Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka qenë prej sahabëve që ka qenë me mendiiin se nata e Kadrit është në ditën e njëzeteshtatë, transmetohet nga Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një ditë i ka mbledhur sahabët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe me veti e ka marrë edhe Ibn Abasin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mirëpo ishte akoma një djalosh i ri, kështu që të moshuarit nga shokët e të dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u ankuan tek Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se pse ai e kishte marrë me vete Ibn Abasin duke qenë ai akoma fëmijë. Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u përgjigj se Ibn Abasi është një djalosh që ka zemër të mençur dhe gjuhë që pyet shumë. Më pas për ta vërtetuar këtë i pyeti sahabët për natën e Kadrit e ata ranë dakord se nga ajo që dihet është se kjo natë është në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Pasi i dëgjoj Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sahabët u kthye kah Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha:
– Çfarë mendon ti? – Ibn Abasi u përgjigj:
Unë do të paragjykojë se kur është, me të vërtet nata e Kadrit është ditën e njëzeteshtatë. – Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Po nga e din ti se është natën e njëzeteshtatë? – Tha: Me të vërtetë Allahu i krijojë shtatë kat qiej dhe ka krijuar shtatë kat tokë, ditët e javës i bëri shtatë, dhe njeriun e krijojë nga shtatë, Tavafin e bëri shtatë, gjithashtu edhe Saijin e bëri shtatë, numrin e guralecëve që gjuhen në Xhemerate e bëri shtatë. – E nga këto fakte Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mendonte se nata e Kadrit është natën e njëzeteshtatë.
Si mendim më i vërtet është se nata e Kadrit është në dhjetë ditëshin e fundit në netët tek të muajit Ramazan dhe se ajo shpërngulet për çdo vit.
Këtë mendim e ka imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Na është qartësuar dhe kemi zgjedhur mendimin se nata e Kadrit shpërngulet për çdo vit ndërmjet netëve tek të dhjetëditëshit të fundit të muajit Ramazan, kjo sepse hadithet që kanë ardhur rreth kësaj çështje janë të ndryshme dhe nuk ka rrugë tjetër për bashkimi e tyre përveçse duke thënë se ajo shpërngulet ndërmjet dhjetëditëshit të fundit në netët tek të muajit Ramazan.
3 – Vlera e faljes së namazit në këtë natë
Rëndësia e faljes së namazit të natës në natën e Kadrit vërehet në pjesën e ajetit ku thotë Allahu: ”Nata e Kadrit është më e vlefshme se njëmijë muaj”. [3] Që do të thotë se shpërblimi i faljes së namazit në këtë natë tek Allahu është më i vlefshëm se sa ta adhurosh Allahun përafërsisht 83 vite e tri muaji me radhë. Madje thotë i Dërguari i Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëparshme”.
4 – Emërtimi i kësaj nate
Sa i përket emërtimit të kësaj nate dijetari i madh Shejh Uthejmini-Allahu e mëshiroftë, thotë:
– Pika e parë është se kjo natë u emërtua nga kadri që tregon për vlerën dhe pozitën e lartë që e ka kjo natë, siç përdoret kur thuhet për dikë ka pozitë të lartë.
– Pika e dytë është se në këtë natë ndodh përcaktimi se çfarë do të ndodhë përgjatë tërë vitit.
-pika e tretë është se adhurimi gjatë kësaj nate ka pozitë të lartë d.m.th kadri i saj është i madh, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut i falen gjynahet e mëparshme”. Për këta arsye Allahu e quajti “nata e Kadrit” se kjo natë tek Ai ka pozitë shumë të lartë dhe se Allahu në këtë natë falë shumë gjynahe dhe mbulon shumë të meta, quhet nata e faljes siç ka ardhur në hadithin e lartpërmendur.
Përveç namazit të natës në këtë natë besimtari i vërtet duhet që ti shton duatë (lutjet) dhe isrigfarin (kërkim falje nga Allahu). Sepse vetë duaja është adhurim thotë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”Duaja, ajo vet është ibadet (adhurim)”. Gjithashtu thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do t’iu përgjigjem”. I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtet Zoti i juaj është i gjallë, fisnik turpërohet nga robi i tij kur ai e lut t’ia kthen duart zbrazët”. Kurse në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Me të vërtet nuk e kthen caktimin e Allahut përveç se duaja dhe nuk e shton jetën përveç se mirësjellja”.
Nuk duhet harruar se duaja dhe istigfari janë gjithashtu shkaqe për ta larguar kryelartësinë, thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do t’iu përgjigjem, më të vërtetë ata që bëjnë kryelartësi ndaj adhurimit tim do të hynë në Xhehennem të poshtëruar”.
5 – Disa nga shenjat e natës së Kadrit janë:
1- Në mëngjes të saj Dielli lind pa rreze, siç ka ardhur në hadith nga Ubej ibni Ka’b-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për Diellin: “Në mëngjesin e Natës së Kadrit dielli do të lind pa rreze (është sikur) një pellg ujor derisa të ngritët.”
2- Zbresin Melekët në Tokë me mirësi, bereqet, mëshirë dhe falje.
3- Është natë e pastër nga të këqijat e ndryshme si dhe nga lëndimet, në të shtohet adhurimi dhe ajo natë është shpëtim nga zjarri i Xhehennemit si dhe paqe deri në mëngjes. Thotë Allahu në suren Kader: “Paqe është ajo (natë) deri në mëngjes”.
4- Transmetohet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nata e Kadrit është natë mesatare, nuk është as e ftohtë e as e nxehtë dhe dielli në mëngjes lind me ngjyrë të kuqe të zbehtë”.
5- Transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”O i dërguari i Allahut çfarë duaje duhet të bëjë nëse e përjetojë natën e Kadrit? – i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përgjigj: ”Thuaj: O Allahu im! Ti je falës i madh dhe fisnik me të vërtetë e don faljen, prandaj na fal neve”.
Valmir Kuçi