Vrasja e 49 vjeçarit Jan Prenga vijon të jetë në qendër të opinionit publik për misterin që përmban vetë kjo ngjarje e rëndë.
Së fundmi detaje të reja kanë dalë në drite përmes fotove që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit. 49 vjeçari siç mund të dallohet përmes fotove shfaqet në një lokal, së bashku me bashkëshorten, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte.