“Fotolajm/ Ironia e Ramës: Basha do jetë në opozitë edhe në vitin 2031”

Pak orë pas deklaratës së Lulzim Bashës nga Berati se opozita s’do kthehet në Kuvend, edhe pse rrezikojnë djegien e mandateve, pa miratuar më parë Vettingun e politikanëve, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ironizues në rrjetet sociale. 

Kreu i qeverisë ka zgjedhur Instagram-in për të postuar një foto humoristike. Imazhi në foto është i kryetarit të PD, Lulzim Basha ku ai duket më i vjetëruar, me mjekër të bardhë dhe thinja. Sipas Ramës, ky është Lulzim Basha i vitit 2031 dhe sërish në opozitë. 

Foto e postuar nga Rama në Instagram

“Opozitë 2031, Qeveri e krimit dhe e drogës”, shkruan Rama në foton e postuar në Instagram.