Fotoja e lu*ftës që i pikëlloi të gjithë, flet protagonisti i saj

Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij, i kishin prekur të gjithë. Xaja Mustafa, atë kohë 33 vjeç, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht. Për emisionin #Gjesi, ai ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë historia e kësaj fotografie.

Gjatë periudhës, Mustafa kaloi një periudhë në bu*rg. Por pasi doli nga bur*gu, forcat serbe Mustafës dhe të tjerëve që ishin aty, ia grisën dokumentet që i kishin. Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën, me arsyetimin se ata i kishin vrarë. Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me çdo kusht insistonte t’i merrte ato fotografi.

E pas dhunës dhe maltretimeve që mori, ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë. Mes lotësh, Mustafa tregon se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij. E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë. Për ta dëgjuar rrëfimin e tij dhe çfarë bën sot, klikoni në linkun e mëposhtëm për ta shikuar intervsitën e realizuar nga gazetarja Syzana Hajradini.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1804545583038337&ref=external