Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti

Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.

Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.

Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.

E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.

“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.

Galeria me sa duket ka shitur “dy ose tre” pjesë, të cilat kushtojnë 520 dollarë.

Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.

Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Was” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë.