Motori gjigant i kërkimit në rrejt ‘Google’ po bashkëpunon me një faqe interneti ku do t’i lejojë kujtdo në botë që të përdorë miliona foto të kafshëve të egra të marra nga kamerat ‘kurth’.
Këto kamera kanë një sensor të fshehtë që funksionojnë me anë të nxehtësisë ose lëvizjeve dhe sapo një gjallesë afrohet ata shkrepin imazhe të rralla që nuk na ndodh shpesh t’i shohim.
Kjo nismë synon që të njohë njerëzit më shumë me botën e egër të kafshëve dhe si ata sillen në lirshmërinë që u ofron natyra. Për më tepër ju ftojmë të ndiqini një galeri me foto të shkrepura nga këto kamera.