FOTO/ Momenti kur vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj largohet me motor

Ky është momenti kur personi që ekzekutori Ardian Nikulajn ditën e sotme në Shëngjin, largohet nga vendi i ngjarjes.

Veshur me një jelek të verdhë dhe me një skafandër në kokë, ai largohet i vetëm me një motor me targa targa të huaja, EPP 488.

Nuk ka informacion nëse ky motor është i vjedhur ose jo.

Bisnesmeni Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me motor.

Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit, por ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë.

Po hetohet pista e një konflikti të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Balaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulajt.

Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.