Foto/ Momenti ku kompleksi i banesave në Teksas të SHBA-ve përfshihet nga flakët

Një zjarr masiv, që besohet se është shkaktuar nga një vetëtimë, ka shkrumbuar pjesën më të madhe, të një  kompleksi banesash në Teksas të SHBA-ve. Alarmi për zjarr ra rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërkohë që banesa ishte përfshirë nga tymi i dendur.

Raportohet se vatra e parë e zjarrit kishte filluar në pjesën lindore të objektit, më pas ka përshkruar dhe pjesën qendrore të saj. Megjithëse forcat zjarrfikëse u nisën me shpejtësi në vendngjarje, të ndihmuar dhe nga tre njësi të zonave në afërsi, zjarri kishte përfshirë pjesën më të madhe të godinës, duke shkaktuar dëme kolosale.

Deri më tani, llogaritet se dëmet kalojnë shifrën e gjashtë milionë eurove, Sakaq, mësohet se banorët fatmirësisht kanë arritur të largohen dhe aktualisht autoritet i kanë strehuar në vende të sigurta.