Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se viktima është Hekuran Billa 40 vjeç.
Ai në vitin 2006 ka qëlluar me armë mbi Prel Markun 22 vjeç duke e lënë të vdekur si dhe ka plagosur dy persona të tjerë.
Historia:
Hekuran Billa, 28 vjeç, qëlloi Prel Marku, 22 vjeç, me plumb në kokë në Park Royal më 14 tetor 2006 Billa u shpall fajtor për tre akuza, për vrasje të mbetur në tentativë dhe vrasjen Prel Marku, ai u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.
Pronari i klubit Musa Prahmani gjithashtu u plagos pasi u hodh një dritare e katit të dytë për të shpëtuar.
Sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Brahoj, 45 vjeç. Gjithashtu pjesë e vrasjes së markut ishte edhe Kujtim Spahiu i cili u burgos me 33 vite burg. Dy të dyshuar të tjerë që bashkëpunuan me Billën Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinën e arratisjes jashtë klubit, u pastruan nga çdo përfshirje në vrasje.
Billa nuk e ka kryer dënimin dhe në rrethana ende të paqarta ai ka ardhur në Shqipëri.