(FOTO) Komuna e Sarajit me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa 11 persona janë shëruar, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut.

Por sa i përket rasteve aktive, gjithsej 48 raste janë nga Komuna e Sarajit derisa Gazi Baba numëron 39 raste aktive si dhe Çairi numëron gjithsej 38 raste.

Ndërkohë kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë shëruar 11 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë viktimë. Nga 37 rastet e reja të regjistruar sot sipas qyteteve janë: Shkup 12, Kumanovë 8, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 7, Strugë 4 dhe Ohër 2.