FOTO: Hakmarrje e pazakontë e dashurisë para “City Mall” në Shkup

Mbrëmë para qendrës tregtare “City Mall” në Shkup, kalimtarët e rastit ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë. Një automjet i parkuar ishte “dekoruar” me shkronja që sugjeronin një hakmarrje në dashuri.

Në automjet ishin shkruar fjalë si “debil”, “idiot” dhe “tradhtar”. Evidentisht, një histori e dikurshme e bukur dashurie ka përfunduar me një fund të hidhur, i manifestuar përmes një reagimi krijues, por brutalisht të dukshëm.

Megjithatë, motivet dhe detajet mbeten të paqarta. Pyetja që ngrihet është: kur jeta na jep një goditje, a do të guxojmë të hakmerremi hapur apo do të zgjedhim një largim të qetë? Çfarë do të bënit ju në një situatë të ngjashme?